Moti sot

Vranësira e shi

Moti në Kosovë

Të enjten në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. 

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes”, ka njoftuar IHK.

Sipas Institutit, këtë javë kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për fushën e bujqësisë, ndërsa kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike.