Mot i vranët dhe me intervale me diell do të mbajë sot (e mërkurë) në Kosovë.
Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vende-vende parashihen reshje shiu me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 20-23 gradë celsius.
Parashikohet erë nga drejtimi i jugperëndimit.