Arbëri

Vranësira dhe reshje shiu sot në Kosovë

Mot me shi, cadra

Gjatë së hënës në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 25 gradë Celsius,

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1-8m/s, që në disa vende do të sjellin reshje shiu.