Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se i takon Kosovës të vendosë nëse do të bëjë ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara, por ka theksuar se në çdo rast duhet të ruhet pavarësia e gjyqësorit.
“Ndryshimi i përket Kosovës të vendosë. Me rëndësi të garantohet pavarësia e gjyqësorit dhe, në këtë kuadër të pavarësisë, i përket Kosovës të vendosë se çfarë të bëjë ose jo. Është me rëndësi që gjyqësori të mbahet i pavarur”, ka deklaruar von der Leyen në konferencë për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.
Deklarata e saj vjen pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar në Kuvend dhe Qeveri propozimet për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. PDK-ja synon që çështjet që nuk lidhen me akuzat për trafikim organesh të barten për shqyrtim në Kosovë, në fazat e tjera të procedurës gjyqësore.
Nisma për ndryshimin e ligjit është bërë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët së bashku janë dënuar me 81 vjet burgim.
E Kurti ka thënë se brenda kësaj jave do t’i jepet përgjigje kësaj çështje, pasi ka kërkuar opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë si dhe vlerësim financiar nga Ministria e Financave lidhur me këtë projektligj, meqë kjo është procedurë ligjore për të gjitha nismat legjislative.
Von der Leyen takon Haxhiun e Kurtin, flasin për aspiratat evropiane të Kosovës
-
Palokaj: Deklaratat e Von der Leyenit për Specialen ishin përgatitur me kujdes
-
Von der Leyen: Aspiratën për anëtarësim në BE duhet shndërruar në progres konkret
-
Kurti: Akuzat e Speciales përmbajnë gabime faktike, juridike e historike
-
Kurti i kërkon von der Leyenit të flasë hapur që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat
-
Von der Leyen pritet me protestë në Kosovë