Sa artefakte Serbia ia plaçkiti Kosovës dhe sa po insiston kjo e fundit në kthimin e tyre?
A ka Kosova strategji zyrtare se si duhet të veprojë me Serbinë dhe çfarë pikëpamje kanë institucionet vendore për mënyrën e shtrimit të kërkesës për kthimin e artefakteve? Kush ishte ndërmjetës në kthimin e “Hyjneshës në fron” dhe sa kohë iu dha Serbisë për kthimin e artefakteve sipas Planit të Ahtisarit?
Këto janë disa nga pyetjet, e që merren përgjigje në kryetemën e së dielës në Kohën Ditore, me titull “Artefaktet e harruara”.
Te tema e javës po ashtu, gjeni shkrimin për semantikën për artefaktet dhe si u kthye çështja e tyre në fjalorin politik dhe si presidentit, Hashim Thaçi, i mjaftuan 8 rreshta për 1244 artefakte?
Në intervistën e javës flet antropologu, Arsim Canolli për atë se si Kosova nuk është marrë seriozisht me trashëgiminë kulturore të saj. Cila është sipas tij, mundësia për kthimin e artefakteve, dhe a e ka pasur Kosova ndonjëherë prioritet çështjen e kthimit të artefakteve?
Nga bota gjeni artikujt për shtëpitë prej 1 eurosh, dhe për ofertat joshëse për ringjalljen e qyteteve fantazma të Italisë.
Në rubrikën ‘kosovarçe’ lexoni për farmacistin që fotografon botën e egër, dhe pse pikërisht ka zgjedhur ta zbulojë botën e egër.
Lexoni edhe fejtonin për lekun shqiptar dhe pasojat e kolapsit ekonomik në Shqipërinë e viteve të 90’ta.
Rubrika e Kulturës këtë javë sjell shkrimet ekskluzive për artistin i cili rishqyrton kreativitetin, dhe pse ai është i bindur se roli i artistit është i rëndësishëm për shoqërinë?
Gjithashtu për filma e libra të rinj, trendet e muzikës, dhe lajme nga teknologjia, gjeni para se të mbërrini te faqet e sportit.
Në faqet e sportit vijnë rrëfimet për Fjordën, 14-vjeçaren me shumë rekorde dhe me synim Lojërat Olimpike, dhe për Bardhyl Hajdarajn, i cili me punën dhe sakrificat e tij arriti rekorde.
Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.