Sot, është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Rinore në Klinë, transmeton Koha.net.
Në ceremoninë e vënies së gurthemelit në të cilin kanë marrë pjese shumë qytetarë dhe të rinj, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ndër të tjera, ka thënë në këtë objekt të rinjtë tanë do të kenë mundësi për ushtruar aktivitetet e tyre në aspektin e kulturës, muzikës e aktiviteteve tjera rinore dhe besoj se është bërë si objekt i veçantë me qëllim që të rinjtë të kenë një objekt të vetin që të ndihen më të lirë dhe pa pasur nevojë të kërkojnë hapësira në objekte të ndryshme.