Arbëri

Vetëvendosje dhe LDK-ja prishin koalicionin shkaku i zgjedhjes së kryekuvendarit nga PDK-ja

Pas dy vjetëve bashkëqeverisjeje me LDK-në, Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit do të vazhdojë e vetme.

Shkas për prishjen e koalicionit në nivel lokal të këtyre dy partive është bërë pozita e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, raporton KTV.

LDK-ja ka bojkotuar këtë mbledhje dhe kështu opozita ka arritur ta zgjedhë në krye të Kuvendit kandidatin e PDK-së, Sulltan Badalli.

Në një konferencë për media, Haskuka ka bërë të ditur se ka shkarkuar të tre drejtorët e LDK-së.

Kuvendi Komunal i Prizrenit kishte mbetur pa kryesues që nga dorëheqja e Artan Abrashit nga kjo pozitë pasi fitoi ulëse në Kuvendin e Kosovës.