Dy ditë para protestës, Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë edhe një herë arsyet se pse e kanë thirrur atë para Prokurorisë së Shtetit.
Sipas deputetes Albulena Haxhiu, Prokuroria është treguar e pafuqishme përballë kriminelëve dhe të korruptuarve.
Haxhiu, në konferencë për media, ka ngritur pikëpyetje për një sërë rastesh.
Derisa Glauk Konjufca i është përgjigjur reagimit të Këshillit Prokurorial, që e akuzonte Lëvizjen Vetëvendosje për ndërhyrje në drejtësi.
Fundin e qeverisë aktuale dhe zgjedhje të reja, ka kërkuar Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie.
Protesta paqësore e LVV-së është thirrur për të premten nga ora 11 e 55.