Partia në pushtet Vetëvendosja ka hapur një kanal në aplikacionin Telegram.
Vetëvendosja në një postim në Facebook i ka ftuar anëtarët dhe aktivistët e mbështetësit që t’i bashkohen në kanalin në Telegram.
“Të dashur anëtare e anëtarë, mbështetës dhe ju aktivistë. Ju ftojmë të na bashkoheni në kanalin e informimit të Lëvizjes në Telegram”, thuhet në njoftimin.
Aplikacioni Telegram është krijuar nga vëllezërit rusë Nikolai dhe Pavel Durov.
Pavel Durov është shef ekzekutiv i Telegramit.