Platforma për Dialogun me Serbinë, e miratuar dje në Kuvendin e Kosovës, është nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Me këtë dokument, Kosova ka vendosur temat e pranueshme për dialog dhe synimet qe ka për marrëveshjen finale.
Platforma shpreh qëndrimin e Kosovës për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizatat tjera.
Kadri Veseli, siç transmeton RTK, kishte qenë një prej liderëve që kishte synuar arritjen e një konsensusi politik në Kosovë për dialogun, duke kërkuar që edhe opozita të ketë rolin e vetë.
{gallery}