Arbëri

Vërshohet hyrja te stacioni i autobusëve në Prishtinë

vershime

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa nga rrugët e kryeqytetit, duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve.

Njëra prej rrugëve që është vërshuar nga reshjet e shiut është edhe ajo te nënkalimi në afërsi të stacionit të autobusëve në kryeqytet.

Ky nënkalim edhe në të kaluarën ka pasur probleme kur ka pasur reshje shiu.