Arbëri

Veriu i Kosovës i dekoruar me flamuj rusë dhe foto të Putinit

Foto: Koha / ilustrim

Me rastin e vizitës së nesërme të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Beograd, sot veriu i Kosovës është dekoruar me flamuj rusë dhe foto të Putinit, transmeton Koha.net.

Me këtë veprim, përcjell tanjug, serbët në veri i falënderohen Rusisë për përkrahjen që ajo ia jep Serbisë.

Dekorimi është bërë deri në afërsi të Urës kryesore në Ibër.

Krahas simboleve shtetërore ruse valojnë edhe flamujt e Serbisë.