Arbëri

Vendet e BE-së në hall me azilkërkuesit shqiptarë

Azilkërkuesit shqiptarë në Francë janë bërë një shqetësim për autoritetet e këtij vendi. Qeveria franceze i ka ngarkuar disa detyra autoriteteve shqiptare për të frenuar fenomenin e azilkërkimit, shkruan Koha Ditore.

Për këtë qëllim, Policia e Shtetit në Shqipëri ka hartuar një plan veprimi për frenimin e azilkërkuesve. Në këtë plan janë të përfshira edhe autoritetet policore të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi. Kjo për faktin se shumë nga azilkërkuesit nga Shqipëria, pas forcimit të kontrolleve dhe disa masave strikte shtesë në aeroportin e Rinasit, kanë mësyrë aeroportet e vendeve fqinje si në atë të Prishtinës në Kosovë, të Podgoricës në Malin e Zi, Shkupit, por veçanërisht aeroportin e vogël të Ohrit në Maqedoni, të cilat azilantët i përdorin për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.