Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, nuk ka treguar nëse do ta mbështesë Vjosa Osmanin për mandatare të kësaj partie për kryeministre.
"Me Osmanin na bashkon LDK-ja”, ka thënë ai, raporton KTV.
Ai nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për mungesën në mbledhjen e së shtunës, duke thënë se ka të drejtë të mungojë edhe ai ndonjëherë.
Veliu e ka mohuar që mungesa e tij edhe Hazirit,ka pasur të bëjë me Vjosa Osmanin dhe mundësinë që ajo të jetë kandidatja për kryeministre e LDK-së.
Ai tutje ka shtuar se preferon që LDK-ja të hyjë e vetme në garë.