Arbëri

Veliu: Forcat ekstremiste në Evropë janë në rritje

Lulzim Veliu

Lulzim Veliu, analist për çështje rajonale, ka deklaruar se kombi gjerman ka votuar drejtë të dielën në zgjedhjet për qeveri, duke shtuar se forcat ekstremiste të djathta kanë shënuar rritje.

Ai ka thënë të hënën në “60 Minuta” të KTV-së se aktualisht trendi evropian është që gati në secilin vend ekstremistët dhe populistët “kanë shënuar rritje të fuqishme”.

“Kombi gjerman vendosi drejt dhe votoi, por jemi në një situatë e në një trend kur në çdo vend kemi pasur ngritje të fuqishme të forcave të ekstremit të djathtë apo populiste, që thirren në nacionalizëm. E në këtë kohë kur kemi probleme në Austri, Hungari e Itali...e shumë vende të tjera, Gjermania përkundër problematikave me emigrantë që ka pasur...ka arritur të mbajë 20% të votës dhe në asnjë mënyra s’mundësoi që forcat e tjera të dalin të parat”, ka thënë Veliu.

Analisti për çështje rajonale ka shtuar se partia AfD mori dyfishin nga zgjedhjet e fundit, derisa shtoi se këto shifra i arriti “edhe me ndihmën nga Administrata Trump dhe biznesmeni amerikan Elon Musk”.

Sipas Veliut, partitë konservatore gjermane, bazuar në rezultatet zgjedhore, do të mund të formojnë qeverinë, pa forca të tjera.

“Dje fitoi demokracia. Popullsia gjermane vendosi atë që di më së miri. Për të mos lejuar që në krye të qeverisë të vijnë forca ekstremiste, që njihen si forca fashiste”, ka shtuar ai.

Duke folur për ndikimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Veliu tha se Evropa “s’do ta ketë aspak të lehtë në mes të Rusisë dhe SHBA-së”.

Ai iu ka bërë thirrje partive në Kosovës që sa më parë t’i themelojnë institucionet.