Të dielën ka vdekur profesori Sylë Tahirsylaj, njoftuan familjarët e tij nëpërmjet rrjetit social, Facebook. Familja tha se do të dalin me njoftim për varrimin.
“Miq, familjarë të dashur, ju njoftojmë që babai ynë, prof. Dr.Sci. Sylë (Ramë) Tahirsylaj papritmas ndërroi jetë para pak çastesh. Për detaje të varrimit ju njoftojmë”, thuhet në njoftim.
Tahirsylaj ka lindur më 15 gusht të 1949-s në fshatin Isniq të Deçanit.
Ai ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).