Arbëri

Vdiq profesori Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi

Në moshën 79-vjeçare ka vdekur profesori dhe njëri nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi. 

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët. Ai thuhet se ka vdekur pas një sëmundje të rëndë. 
Me anë të një telegrami ngushëllimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka vlerësuar Qeriqin si një figurë të shquar të gazetarisë. 

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Ahmet Qeriqi, një prej themeluesve të Radios Kosova e Lirë dhe një figure të shquar të gazetarisë në vend. Kontributi i tij i çmuar në fushën e medias, si para ashtu edhe pas luftës, ka lënë gjurmë të thella në informimin dhe dokumentimin e zhvillimeve historike të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. 

“Humbja e Ahmet Qeriqit është një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin mediatik, por për mbarë shoqërinë. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara”, thuhet tutje në telegramin e AGK-së.