Ka vdekur në moshën 64 vjeçare, mësuesi dhe veterani i UÇK-së Alush Krasniqi, nga Drenoci i Malishevës.
I ndjeri ka punuar si mësimdhënës në shkollën "Visar Krasniqi" në vendlindje dhe i kishte mbetur edhe një vit pune deri në pensionim. Sipas njoftimeve ai ka vdekur nga një sulm kardiak.
Gjatë luftës ka qenë pjesëtar i Brigadës 122 "Imer Krasniqi" të UÇK-së.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:30 në varrezat e fshatit Drenoc.