Arbëri

Vdiq ish-kryeprokurori Ismet Kabashi

Ish-kryeprokurori Ismet Kabashi

Të dielën ka vdekur ish-kryeprokurori, Ismet Kabashi.

Familjarët e tij njoftuan se do të varroset më 14 prill në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Ndër vite, Kabashi ka qenë kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Komunale të Skenderajt, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, kryeprokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë dhe në Mitrovicë.

Ai ka kryer detyrën edhe të avokatit në një periudhë kohore.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e më të dashurit tonë, Ismet Kabashi. Ai u nda nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk në zemrat tona. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm”, shkruan në Facebook familjarët e tij.