Arbëri

Vdiq ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha

Anton Berisha

Ka vdekur ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës Anton Berisha. 

Berisha ka shërbyer edhe si ambasador i Kosovës në Slloveni. 

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjaret. 

“Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike në Pejë.