Arbëri

Vdiq gazetari Ramiz Bala

Gazetari Ramiz Bala

Gazetari i njohur Ramiz Bala ka vdekur, ka njoftuar të dielën Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Bala ka qenë i njohur për kontributin e tij si redaktor përgjegjës për kulturë në Radio Televizionin e Prishtinës dhe si profesor e shkrimtar. 

AGK-ja ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të gazetarit tashmë të ndjerë. 

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramiz Bala. Bala ka qenë redaktor përgjegjës për kulturë në Radio Televizionin e Prishtinës, si dhe profesor e shkrimtar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Bala”, thuhet në njoftim.