Ka vdekur në moshën 49-vjeçare gazetari Faton Osmani.
Ai ishte themelues dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.
Para se të themelonte Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”, Osmani ka punuar në disa media të shkruara vendore dhe ndërkombëtare si dhe në disa televizione. Osmani për një kohë ka qenë gazetar edhe në Grupin KOHA.
Familja ka njoftuar se varrimi do të mbahet të mërkurën në orën 12:00 në Prishtinë.