Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e avokatit Daut Demiraj të enjten.
Në njoftimin e OAK-ut thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten në varrezat e qytetit në Istog.
Shkaqet e vdekjes së avokatit Demiraj nuk janë bërë të ditura.
“Oda e Avokatëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e avokatit Daut Demiraj nga Istogu. OAK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve të tij! Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më datë 23.08.2024, në orën 16:00, në varrezat e qytetit”, thuhet në njoftim.