Arbëri

Vdiq anëtari i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Masar Popaj

Ka vdekur në moshën 49 vjeçare, Masar Popaj, anëtar i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Masar Popaj.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.

"Të dashur familjar dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri jonë Masar Popaj. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e enjte në varrezat e fshatit Fortesë (ish Bellacërkë) në ora 16:00!", thuhet në njoftimin e familjes Popaj.

I ndjeri ka qenë anëtar i KK të Rahovecit nga radhët e LDK-së.

Ngushëllime me rastin e vdekjes sê kuvendarit Popaj kanë shprehur kryetari Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dbe kryesuesi i KK të Rahovecit, Dëfrim Kafexhiu.