Një grua ka vdekur derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një aksidenti të mërkurën në fshatin Astrazub të Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Sheremet Elezaj, i ka thënë KOHËS se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 07:30 janë përfshirë dy vetura dhe këmbësorja e moshës madhore.
Dy shoferët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim.
“Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete dhe një këmbësore (femër e moshës madhore). Këmbësori është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, nga më vonë jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Po ashtu edhe dy personave të tjerë (shoferëve) ju është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Elezajt.
Ai bëri të ditur se shoferët janë dërguar në mbajtje.
Me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje.
LEXO EDHE: