Arbëri

Vazhdon numërimi i votave edhe në 62 vendvotime

Numerimi i votave

Foto: Driton Paçarada

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga procesi i numërimit të votave, deri më 20 shkurt janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533.

KQZ-ja ka njoftuar se procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna dhe po vazhdon edhe në tri të tjera - gjithsej edhe 62 vendvotime.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 20 shkurt 2025 janë numëruar 97.55% e vendvotimeve apo 2,471 nga 2,533. Procesi i numërimit ka përfunduar në 35 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 3 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në tabelë paraqitet progresi i numërimit të vendvotimve sipas komunave.