Arbëri

Varrezë masive në Dreth, dyshohet se të varrosur janë intelektualë të Mitrovicës

Në fshatin Dreth të Leposaviqit dyshohet për një varrezë masive në të cilën mund të jenë varrosur disa intelektualë të Mitrovicës.

Kështu ka bërë të ditur për Kohën, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

Ai ka thënë se tashmë i kanë edhe rezultatet e fundit të investigimit satelitor dhe se gërmimet mund të fillojnë javën tjetër.

“Po dyshohet për një varrezë masive në fshatin Dreth të Leposavqit ku dyshohet të jenë varrosur Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës. Tanimë kemi edhe rezultatet e fundit të investigimit satelitor dhe besojmë që javën tjetër mund të fillojmë me gërmimet”, ka thënë ai.

Gërxhaliu ka thënë se janë në pritje të imazheve edhe nga disa lokacione tjera në Serbi.