Biznesmeni Valon Lluka është ndaluar për 48 orë për mashtrim, shpërdorim të pasurisë së huaj, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe për lidhje të kontratës së dëmshme.
Nga Prokuroria Themelore kanë thënë se prokurori me Policinë po ndërmarrin hetime për rastin.
“Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një person me inicialet V.Ll., ne kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, dhe për veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme” nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i çështjes në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Prokuroria.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundesinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurisë ndaj të pandehurit, njoftoi tutje prokuroria.
-
Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet e dikujt duke e dëmtuar me 500 mijë euro
-
Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për keqpërdorim të investimit të një shtetasi të huaj
-
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani
-
Ndalohen dy persona të dyshuar për mashtrim me një pronë në Veternik, iu sekuestrohen para e dokumente false
-
Ndalohet një i dyshuar për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit