Akademitë përkujtimore, tash e disa muaj, janë vendi i vetëm ku mund të shihen sy më sy, kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi.
Një muaj pas Epopesë së Dukagjinit, kështu ndodhi këtë të premte, në nderim të pjesëtarëve të Batalikonit të Atlantikut, të cilët lanë Amerikën për të luftuar në Kosovë, raporton KTV.
Për këtë, Thaçi tha se, si në të kaluarën ashtu edhe sot, vlera e luftës i bashkon përtej çdo partie.
Kryeministri Haradinaj në këtë akademi, tha se Kosova ende nuk e ka kryer misionin e saj të luftës, deri në njohjen e krimeve që janë bërë.
Për këtë, Haradinaj ka thënë se duhet të qëndrojnë të bashkuar.
Të bashkuar si para 20 vjetësh, por në liri, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të këtij Batalaoni erdhën sërish në vendlindje.
Komantati i Batalionit, Gani Shehu, tregoi se gjersa po vriteshin e dëboheshin shqiptarët, shumë vajza e djem nga Amerika iu bashkuan UÇK-së.
Ish-luftëtarët thanë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Kosovës, në rrugën e saj drejt zhvillimit.