Arbëri

Ushtaraku amerikan Russell përfundon dëshminë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Steve Russell

Steve Russell

Dëshmitari i 78-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtaraku amerikan Steven Russell, ka përfunduar dëshminë e tij të martën.

Pas përfundimit të dëshmisë së Russell, ka filluar dhënia e dëshmisë nga dëshmitari i radhës i mbrojtur W03871.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dëshmitari i radhës i është bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rreth marsit të vitit 1998 dhe ka shërbyer në shumë vende duke ofruar trajnime për ushtarët e UÇK-së, si dhe ka vepruar si komandant. 

Në dëshminë që është përqendruar në kohën e pasluftës së viteve 1998-1999, Russell ka deklaruar se në kuadër të një operacion të KFOR-it, i cili asokohe u pati zhvilluar në Gjilan, në një lokacion për të cilin Prokuroria pretendon se ka qenë vend i torturës, ka parë njolla të freskëta të gjakut. 

Prokurori, Matthew Halling, e ka pyetur dëshmitarin lidhur me vendin, për të cilin ka thënë se ka qenë “dhomë e torturës”, duke u bazuar në një dëshmi parapake të dëshmitarit. Dëshmitari i është përgjigjur duke thënë se e ka parë një njollë gjaku të freskët, me diametër prej 40-centrimetrash, në një vend ku kishte edhe mjete të mprehta.