Arbëri

Urologu Dervishi: Vetëm një transplantim veshke është kryer në “Medicus”

Vetëm një transplantim veshke është kryer në klinikën “Medicus”, sipas urologut dhe ish-drejtor i kësaj klinike, Lutfi Dervishi. Edhe atë transplantim, ai ka thënë se nuk e ka bërë, por një mjek turk, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu e ka filluar mbrojtjen Dervishi, të mërkurën në procesin gjyqësor, që po zhvillohet ndaj tij dhe anesteziologut, Sokol Hajdini. Ata po akuzohen për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore. Ndryshe prej tij, Hajdini nuk ka pranuar që të deklarohet para Gjykatës. Ka zgjedhur të mbrohet në heshtje. Ky rast është duke u rigjykuar.

Bashkë me ta, i akuzuar është edhe djali i Dervishit, Arban Dervishi, por ai që nga viti 2016 figuron i arratisur nga Kosova.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)