Arbëri

Udhëheqja e LDK-së qëndroi në Istog

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së njëherësh kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu si dhe kryetari i Komunës së Pejës njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, vizituan sot Komunën e Istogut , me ç‘rast u prit nga Kryetari i Komunës, Haki Rugova me bashkëpunëtorë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Kryetari i LDK-së uroi Rugovën me rastin e rizgjedhjes për mandatin e tretë në krye të Komunës së Istogut.

Haki Rugova, falënderoi kryetarin Mustafa për vizitën që ju bë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për këtë Komunë. Po ashtu njoftoj Kryetarin Mustafa lidhur me projektet dhe planet që do t’i realizojnë në këtë mandat qeverisës duke shtuar se Komuna e Istogut është e gatshme për të gjitha punët që e presin.