Arbëri

Në Vitomiricë, u varros Alinda Kikaj-Idrizaj, që humbi jetën në aksidentin në Kroaci

Në varrezat e fshatit Vitomiricë të Pejës, të enjten është varrosur 37-vjeçarja Alinda Kikaj-Idrizaj, nga Tomoci i Istogut, e cila ishte në mesin e dhjetë viktimave në aksidentin me autobus, që ndodhi të dielën në Kroaci.

Lamtumirën e fundit Arlindës, i kanë dhënë familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë.

Alinda, i la pas pesë fëmijë, katër prej të cilëve kanë qenë më të në autobus në momentin e aksidentit, edhe të katër fëmijët kanë shpëtuar.

Derisa burri i saj me vajzën e vogël kishte mbetur në Gjermani dhe nuk ishte nisur me ta për shkak se kishte pas të punojë.