Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të turbullirave të ujit në kanalin e Ibrit ( NTU është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, bëhet i pamundur trajtimi i ujit në Shkabaj.
Sipas KRU Prishtinës, uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në Impiant.
Sipas KRU “Prishtina”, si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe me tarifë më të lartë nga ARRU, ka ardhur deri te kjo turbullirë dhe se pa furnizim uji janë Fushë-Kosova dhe Drenasi.
“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njëjtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit”, thuhet në njoftim.