Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trumpi uron Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Donald Trump & Vjosa Osmani

Foto: Arkiv

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump e ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. 

Në një letër dërguar presidentes, Vjosa Osmani, Trumpi ka theksuar se SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndërsa marrëdhëniet tona vazhdojnë të thellohen, ne presim me padurim ta zgjerojmë partneritetin tonë, përfshirë përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve që nxisin prosperitetin e përbashkët”, thuhet në letrën e Trumpit. 

Tutje në lerër thuhet se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah për krah me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për përfitim të ndërsjellë.

“Dua t’ju falënderoj ju dhe të gjithë kosovarët për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur sfidat globale në Ukrainë, Gaza dhe gjetkë. Gjithashtu e mirëpres Kosovën si një anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më prosperuese”, thuhet në letrën e Trumpit.

Ky përvjetor thuhet se është një mundësi për të reflektuar mbi përparimin e Kosovës, siç theksohet, duke parë përpara drejt një bashkëpunimi dhe partneriteti edhe më të fortë.

Urimi i presidentit amerikan, Donald Trump për Kosovën