Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Herbert Amato, Jeffery Butel dhe Magdalena Ziolo, kanë dhënë dorëheqje pasi që kanë refuzuar që të deklarojnë pasurinë në Agjencinë e Kosovës kundër Korrupsionit.
Këtë e ka konfirmuar për “Kohën”, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi.
“Koha”, ka siguruar dokumentin e Agjencisë Kundër Korrupsionit sipas të cilit thuhet se të gjithë zyrtarët e lartë publik në Kosovë janë të obliguar që të deklarojnë pasurinë e tyre.
Burime të “Kohës”, brenda KSHC-së kanë bërë të ditur se të enjten kanë paralajmëruar se do të japin dorëheqje edhe kryetari i bordit, Gazmend Luboteni dhe nënkryetarja, Vjollca Krasniqi.
Deri tash asnjëri prej tyre nuk janë përgjigjur për “Kohën”, për arsyet e dorëheqjes.
Letra për AKK-në: Shkarko dokumentin
Kërkesa e Agjencisë për deklarim: Shkarko dokumentin