Arbëri

Transportuesit vazhdojnë me protestën e tyre zhurmuese në Gjilan

Transportuesit e udhëtarëve në Gjilan kanë vazhduar të protestojnë duke defiluar në mënyrë të organizuar me autobusët e tyre nëpër rrugët e qytetit dhe kërkesë e tyre është që komuna t’i lirojë nga pagesa e peronizimit që varijon nga 1 deri në 3 euro për çdo hyrje në stacionin e autobusëve.

Kërkesë tjetër është që të ndalohen edhe taksitë të cilët operojnë në këtë komunë në mënyrë të kundërligjshme. Ata kërkojnë edhe nga Qeveria e Kosovës t’i kompensojë për ditët kur transporti publik ishte ndërprerë me vendim qeveritar sepse vlerësojnë se janë dëmtuar financiarisht.

Por komuna e Gjilanit ka refuzuar kërkesën e tyre për lirimin nga pagesa e peronizimit. Ndërkaq në anën tjetër Ministria e Infrastrukturës është zotuar se në këtë periudhë të pandemisë transportuesit do të lirohen vetëm nga pagesa për licencat.