Rada Trajkoviq, këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka njoftuar se e bija e saj është ndaluar nga policia kufitare e Serbisë, me të zbritur në aeroportin e Beogradit.
Sipas Trajkoviqit, ky veprim e kalon çdo masë, teksa bëri të ditur se e bija e saj është shtetase britanike.
“Vajza ime, e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo tashmë e kalon çdo masë”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Moja ćerka koja je britanski državljanin upravo je sletela na Beogradski aerodrom. Zadržana je od strane granične policije.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 18, 2022
Ovo već prelazi svaku meru!
Trajkoviqit së fundmi i është rënduar gjendja shëndetësore teksa gjendej në ndalin në pikën kufitare në Merdar, ku më pas është transferuar me ambulancë në spitalin e Prokuples dhe është liruar një ditë më vonë.
Ajo është ndaluar të enjten nga policia serbe në pikën kufitare me Kosovën dhe që nga mbrëmja e të premtes nuk i është lejuar të hyjë në vend.
Politikania serbe që është kritike ndaj politikës së Beogradit zyrtar, ka treguar se të enjten, rrugës nga Serbia për në Kosovë, për një takim të caktuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Merdar. Sipas saj, aty është mbajtur për katër orë, pa asnjë arsyetim apo shpjegim.