Kryetari i Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, ka thënë se në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës u tentua të kontrabandoheshin disa procese të rëndësishme, duke hedhur akuza ndaj komunave që udhëhiqen nga opozita.
Në një video të postuar në Facebook të enjten nga Rahimaj, shihet tollovi e madhe mes kryetarëve të komunave.
Sipas Rahimajt, Asociacioni i Komunave është nën degradim total. Ai ka thënë se AKK-ja tentoi të mos anëtarësonte komunat veriore.
“Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje dhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellur Kuvendin e AKK. Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen proces të rëndësishme si: 1. Mungesa e transparencës, 2.Mosanëtarësimi i Komunave të Veriut te Kosovës në AKK, 3.Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV”, ka shkruar Rahimaj.