Arbëri

LIVE: REL: Serbët lokalë obligohen të protestojnë në Zveçan

Rreth 100 serbë janë mbledhur në mbrëmjen e së mërkurës në Zveçan, në afërsi të ndërtesës komunale, ku është duke u protestuar për të tretën ditë me radhë.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për masë paraburgimi prej një muaji për dy të arrestuarit në këtë komunë, gazetarët e Radios Evropa e Lirë, kanë mësuar se qytetarët e institucioneve publike, janë të obliguar që të protestojnë prej sonte, me orare të ndryshme.

Dy të arrestuarit, dyshohet se kane qenë pjesë e përleshjeve mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në atë komunë, më 29 maj.

Lista Serbe i ka identifikuar dy të arrestuarit si Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, “rrezikim të personave në mbrojtje ndërkombëtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Lista Serbe e ka konsideruar vendimin për paraburgim si të paligjshëm dhe dy personat si të pafajshëm.

 


18:54 - Sulmohet Policia e Kosovës në Zveçan

Disa protestues serbë kanë sulmuar Policinë e Kosovës në Zveçan. Në pamjet e KOHËS shihen protestuesit që hidhnin gurë në drejtim të veturave të policisë.

 

Image
Image
Image

18:16 - Shtohet numri i ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Forca të reja me numër të shtuar të KFOR-it kanë shkuar në Zveçan atje ku po protestohet nga serbët para ndërtesës së Komunës.

Në xhirimin e gazetares së KOHËS, Valbona Bytyqi, shihet një numër i madh i ushtarëve të KFOR-it.


17:39 - S’vërehet prania e Policisë së Kosovës në Zveçan

Gazetarja e KOHËS, Valbona Bytyçi, e cila po i ndjekë zhvillimet e fundit në komunën e Zveçanit, ka raportuar se prania e Policisë së Kosovës të mërkurën nuk është vërejtur në këtë komunë.

Në një lidhje direkte për emisionin “60 Minuta” në KTV, Bytyçi ka thënë se gjenden vetëm dy autoblinda të Policisë në hyrje të komunës.

“Të gjitha sulmet qysh nga fillimi i protestave deri më tani janë bërë në prani të pjesëtarëve të KFOR-it, ndonëse jo të Policisë së Kosovës pasi që prania e tyre nuk është vërejtur në Komunën e Zveçanit, përveç dy autoblindave që gjenden fare pranë hyrjes së komunës së Zveçanit, nuk kemi parë ndonjë pjesëtarë tjetër të Policisë së Kosovës duke lëvizur apo duke qëndruar pranë rrugës së bllokuar apo pranë kordonit të KFOR-it”, ka thënë ajo.


15:37 - Një muaj paraburgim për dy të arrestuar nga protestat në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është caktuar masa e paraburgimit për një muaj për dy persona të cilat janë arrestuar gjatë përleshjeve veri të vendit.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorit të Shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar, ngase ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.P dhe D.O kanë kryer vepra penale.

“Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P dhe D.O për shkak të dyshimit të bazuar se kanë bashkëkryer veprën penale ‘Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’, nga neni 127 paragrafi 2 lidhur me nenin 114 paragrafi 2 dhe nenin 31 të KPRK–së, ‘Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’, nga neni 167 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK –së, ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’ nga neni 402 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi’ nga neni 404 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore.

Tash e tri ditë në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it./KosovaPress


Përfundojnë protestat në Zveçan dhe Zubin-Potok

Protestat e ditës së katërt në Zveçan dhe Zubin-Potok kanë përfunduar rreth orës 16:00. Protestuesit serbë janë shpërndarë, ndërsa as kjo ditë nuk kaloi pa sulme ndaj gazetarëve dhe provokime. Janë dëmtuar edhe disa automjete të mediave.

Gjatë ditës është sulmuar edhe një automjet i Policisë, duke provuar të qarkullojë nga stacioni policor në Zveçan në drejtim të Mitrovicës, është sulmuar me gurë dhe i janë thyer xhamat.


16:16 - Demolohet vetura e Syri.net në Leposaviq

Disa protestues serbë në Leposaviq kanë shpuar gomat e veturës së ekipit të mediumit Syri.net.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se situata e cila po përshkallëzohet nga çasti në çast, po rrezikon punonjësit medialë të cilët po raportojnë nga veriu.

AGK-ja ka thënë se ky është sulmi i katërt gjatë ditës së sotme, në drejtim të ekipeve të mediave, të cilët po raportojnë për situatën në veri të vendit.

“AGK-ja, shpreh shqetësim për kushtet e punës së gazetarëve të cilët po raportojnë nga ajo zonë. Njëherësh, u bën thirrje gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe shoferëve të ekipeve, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit”, thuhet në njoftim.


14:30 - Sulmohet vetura e Policisë në Zveçan

Ekipi i KOHËS që po e përcjell protestën e serbëve në Zveçan ka raportuar se një veturë e Policisë është dëmtuar nga protestuesit.

Gazetarja Valbona Byqyqi ka njoftuar se mediat nuk janë lënë të gjirojnë në atë pjesë dhe se kameramani i KOHËS dhe një gazetar i RTV21 janë shtyrë nga protestuesit dhe janë penguar gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Por sipas saj ata nuk kanë pësuar lëndime.


12:29 - Nis largimi i veturave brenda objektit komunal në Leposaviq

Pas një dialogu mes përfaqësuesve të protestës dhe KFOR-it, është vendosur që të largohen disa vetura që ishin në oborrin e objektit komunal në Leposaviq.

Mes tyre, janë edhe tre vetura të kompanisë mobile serbe, MTS.

Image

11:16 - Protestuesit në Zveçan kanë vendosur flamuj të Serbisë edhe në rrethojat e vendosura para objektit të Komunës.

Image

11:05 - Miloviq kërkon të zgjidhet “në paqe” situata në veri

Ndërkohë ish-kryetari i Zveçanit, Drafisha Miloviq, ka thënë se në mesin e protestuesve nuk ka “struktura ilegale, grupe kriminele apo pjesëmarrës të Grupit Wagner”.

“S’ka të rinj që duan të djegin çdo gjë që nuk është serbe. Këtu janë qytetarë të komunës sonë”.

Miloviq ka thënë se “i vjen keq për dhunën që ndodhi të hënën”.

Ai tha se uron shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

“Kemi dy kërkesa, të tërhiqen Njësitetet Speciale nga Komuna e Zveçanit, si dhe kryetari, që mori afro 100 vota me votime në kontejnerë, nuk është i pranueshëm apo i mirëseardhur. Duam të zgjidhim me paqe këtë situatë”, tha Miloviq.

Image

10:26 - Personeli shëndetësor i bashkohet proetstës në Zveçan

Protestës së serbëve në Zveçan i janë bashkuar edhe punonjësit shëndetësorë të cilët janë vendosur në rendin e parë të protestës.

Image

Ndërkohë që në afërsi të objektit të Komunës janë parë ehe disa vetura të EULEX-it.

Image

10:07 - Simiq: Kurti me qëllim solli kaos në terren

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për tensionet në veri.

Simiq ka thënë se kërkesat e janë që të mos futen në komuna kryetarët e sapozgjedhur e të tërhiqen Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

“Fatkeqësisht duket se Albin Kurti ia doli me qëllim që të sjellë kaos në terren, të fusë KFOR-in në konfrontim me qytetarët paqësor në veri të Kosovës. Këta njerëz duan vetëm të shkojnë në objektin e Komunës, të kthehen në vendet e tyre të punës dhe të marrin paga e të ushqejnë fëmijët”, ka thënë Simiq nga Zveçani.

Simiq ka thënë se “zgjidhja e problemit” qëndron në Prishtinë.

“Ai që e ka ‘gatuar’ këtë situatë, duhet të përgjigjet. Janë lënduar mbi 50 qytetarë. Serbët nuk i besojnë Kurtit e as këtyre Njësive Speciale”, ka thënë Simiq.

Image

09:35 - Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, ka thënë se është e rëndësishme që të ulen tensionet në veri të Kosovës.


09:18 - Protesta e serbëve është duke vazhduar edhe para objektit të Komunës së Leposaviqit.

Serbët janë grumbulluar dhe për momentin po qëndrojnë të qetë derisa përreth objektit të Komunës ka ushtarët e KFOR-it, para të cilëve janë vendosur edhe telat me gjemba.


09:10 - Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka konfirmuar se edhe të mërkurën po ushtron detyrën nga zyra për komunitete.

Zeqiri ka thënë për KOHËN se momentalisht situata është e qetë në komunën që ai udhëheq.


08:42 - Ish-kryetari i Kuvendit Komunal në Zveçan, Srgjan Miloviq, ka thënë se protesta do të jetë e qetë derisa ka përsëritur se kërkesat e tyre mbesin të njëjta.

“Kërkesat janë të njëjta, të tërhiqet policia, të mos vinë kryetarët e rinj dhe të lirohen dy të arrestuarit.


08:30 - Protestuesit serbë në Zveçan kanë shpalosur edhe një flamur të Serbisë të përmasave të mëdha.

Image
Image

07:26 - Në mëngjes ekipi i KOHËS në Zveçan ka raportuar për numër të konsiderueshëm protestuesish. Në Zveçan, ushtarët e KFOR-it tashmë kanë vendosur rrethojën me gjemba. Gjatë transmetimit, siç po ndodh në vazhdimësi këto ditë, një qytetar serb ka provuar ta pengojë gazetaren Bytyqi duke raportuar direkt nga terreni.

Grumbullim të qytetarëve ka edhe në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zubin-Potokut. Pranë objektit komunal është e vendosur Policia e Kosovës, ndërsa në distancë më të gjerë pjesëtarët e KFOR-it.

{gallery}

Image
Foto nga Zubin-Potoku

https://fb.watch/kSC18RxAop/

 

 


 

Për të tretën ditë këtë javë, serbët në veri të Kosovës janë mobilizuar në tri komunat veriore – Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan – për të kundërshtuar me dalje në rrugë ushtrimin e detyrës së kryetarëve të rinj nga objektet komunale.

Në ditët e kaluara tensionet kanë qenë evidente, ndërsa për sot (e mërkurë) ka pasur thirrje nga serbët për “mobilizim masiv”.

KOHA gjatë gjithë ditës do të raportojë nga të tri komunat. Atje janë gazetarët Sanie Jusufi, Valbona Bytyqi e Fitim Gashi.