Arbëri

Thirrje e hapur për një kompani për prodhimin e një iMPS

KOHA është në kërkim të një kompanie të kualifikuar dhe me përvojë për të prodhuar një iMPS (integrated Media Production System) me qëllim të

1. Mundësimit të një menaxhimi më efikas të burimeve mediatike

2. Automatizimit të proceseve të punës

3. Mundësimit të krijimit të një arkivi digjital të qëndrueshëm dhe cilësor, të përdorshëm menjëherë

4. Automatizimit të procesit të prodhimit të çdo përmbajtjeje duke respektuar hierarkinë

5. Ofrojë të dhëna analitike

6. Ofrojë mbështetje të plotë teknike dhe trajnim

Qëllimi i thirrjes është angazhimi i një kompanie që do të ofrojë zgjidhjen më të mirë.

Kush mund të konkurrojë: të gjitha kompanitë e kualifikuara të dizajnit të softuerit që deri më 31 gusht 2023 do të ofrojnë sa vijon:

• Portofolin;

• Propozimin e plotë;

• Deklaratën për autenticitetin e punës së prodhuar

Thirrja do të jetë e hapur nga data 21.08.2023 deri më 31.08. 2023, në ora 17:00

Paneli përzgjedhës do të përbëhet nga personeli i caktuar nga Drejtoresha Menaxhuese

Kriteret e përzgjedhjes: zgjidhje origjinale dhe inovative; çmimi dhe afati

Dokumentet e tenderit mund të merren në KOHA, Aneksi i ish -Radio Prishtinës , rr . Xhorxh Bush, pn . çdo ditë pune nga ora 9:00-17:00.

Dorëzimi i propozimeve duhet të bëhet në kopje fizike, në zarf të mbyllur, në adresën e mësipërme më së voni deri më 31 gusht 2023, në ora 17:00.

Më datë 23 gusht 2023, në ora 12:00, në hapësirat e KOHËS do të organizohet një seancë informuese

ENGLISH