Përfaqësuesi i familjeve të të pagjeturve të Kosovës, Bajram Qerkini dhe Milorad Trifunoviq kanë themeluar shoqatën për të pagjeturit “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur”, raporton KTV.
Kjo shoqatë ka për qëllim që të inkurajojë bashkëpunimin e familjeve të të gjitha komuniteteve në Kosovë për të punuar në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
