Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pasur një takim të rregullt me ambasadorin amerikan, Greg Delawie.
Ai për transmetuesin publik ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara kanë qenë, janë dhe do të mbesin gjithmonë të shkëlqyera, speciale.
"Definitivisht Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen - me ndryshime kushtetuese ose me ligj. Unë mbështes angazhimin për ndryshime kushtetuese, por në të njëjtën kohë nuk lejoj që të mbesim peng i disponimit të Beogradit, e as të tre-katër individëve që ta mbajnë pezull apo ta pengojnë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës", është shprehur Thaçi.
"Askush nuk mund të vërë veto mbi themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, është vullneti i të gjitha partive politike, i të gjitha institucioneve të Kosovës", ka thënë Thaçi.