Arbëri

Thaçi: Sjella e O’Connellit, frustruese, fëmijërore dhe aspak diplomatike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës për media bashkë me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta, ka folur edhe për largimin e ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell nga konferenca e tij ku Thaçi akuzoi komunitetin ndërkombëtar për tradhti.

“As s’e kam vënë re që ka qenë brenda, e as kur ka dalë jashtë. Nëse ka dalë për punë të tij, është vendimi tij, por nëse ka dalë si rezultat i pakënaqësive në debat, është sjellje frustuese, fëmijërore dhe aspak diplomatike”, ka thënë Thaçi, raporton Koha.net.