Arbëri

Thaçi: Kuvendi e ka fjalën e fundit për marrëveshjen me Serbinë

Kuvendi e ka fjalën e fundit lidhur me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ka thënë Presidenti Hashim Thaçi, raporton KTV.

Në një konferencë për media ai sërish ka bërë thirrje për unitet të skenës politike dhe atë jo vetëm për dialogun me Serbinë.

Kuvendi, sipas presidentit, do ta ketë fjalën e fundit për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Thaçi propozoi një pako veprimesh të sinkronizuara, ku përveç dialogut e marrëveshjes përfundimtare, përfshihen edhe reforma zgjedhore dhe forma e zgjedhjes së presidentit. Ai i ka komentuar edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për liqenin e Ujmanit. Derisa lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, presidenti Thaçi përsëriti se rezultatet do të shkaktojnë dhimbje koke në Beograd dhe në Kosovë.