Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për lidershipin dhe rolin e tij në nënshkrimin e letrës së qëllimit për nisjen e linjës së fluturimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Në postimin e tij në Twitter, Thaçi tha se roli i Trumpit në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon është i patjetërsueshëm, derisa e falënderoi për rolin e tij në këtë marrëveshje, transmeton Koha.net.
Presidenti amerikan Trump përmes një postimi në Twitter e quajti marrëveshjen e djeshme fitore të radhës diplomatike, kur askush nuk mendoi që mund të arrihej.
Trump ka falënderuar këshilltarin e tij për siguri kombëtare, Robert O’Brien si dhe ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell.
Thank you President Trump. Your role for peace and stability is indispensable. https://t.co/zAQ6fcbEeh
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 21, 2020