Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media në orën 11:30.
Konferenca do të mbahet në hyrje të Presidencës, është bërë e ditur përmes një komunikate.
Në komunikatë, ndërkohë nuk është njoftuar për çka do të flitet.
Sot gjatë ditës pati zhvillime të mëdha në lidhje me Gjykatën Speciale.
Kadri Veseli, kreu i PDK-së dhe ish-kryetari i Kuvendit, bëri të ditur se sot do të niset drejt Hagës, pasi i është konfirmuar aktakuza. Sot do të niset edhe Rexhep Selimi, shefi i Grupit parlamentar të VV-së.
Ndaj Thaçit ka propozim-aktakuzë nga Specialja, mirëpo ajo nuk është konfirmuar ende.