Arbëri

Testohet zgjerimi i sheshit, mbyllet rruga nga Katedralja deri te “Grandi”

Është mbyllur për qarkullim të veturave rruga “Xhorxh Bush” nga Katedralja deri tek hotel “Grand”.

Kjo për arsye të testimit për projektin e zgjerimit të sheshit në Prishtinë.

Zyrtarë nga komuna e Prishtinës thonë se kjo nuk do të jetë hera e vetme pasi që bllokimi i rrugës do të ndodh edhe fundjavave në vazhdim sepse zgjerimi i sheshit në kryeqytet do fillojë së shpejti.

Kjo rrugë po qëndron e mbyllur për vetura që nga ora 6:00 e mëngjesit dhe do vazhdojë të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave deri në orën 24:00.

Komuna e Prishtinës synon që rrugën kryesore të qytetit ta kthejë në një park më të madh që e ka quajtur parku qendror i Prishtinës.