Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava nuk ka dashur të flas lidhur me “lutjen e fitores”, e cila është kryer në xhaminë Sinan Pasha në Prizren.
KosovaPress ka kontaktuat Tërnave lidhur me “lutjën e fitores”, e cila është bërë në mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilët tash e gjashtë ditë kanë nisur operacionin “Dega e Ullirit”, kundër pozicioneve kurde në rajonin Afrin të Sirisë, megjithatë, Tërnava nuk ka dashur të flas.
Sipas një raporti të Anadolu Agency, kjo është kryer në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet).