Arbëri

Tërmet gjatë mesnatës në Prizren, s'kishte potencial rreziku

Termet

Dridhje toke janë ndier mesnatën e 12 dhjetorit në Kosovë. Tërmeti pati magnitudë  3.9 sipas shkallës Rihter.

Sipas Qendrës sizmiologjike EMSC, dridhjet u ndien në Prizren rreth orës 2. 

Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, ka njoftuar në Facebook se epiqendra e këtij tërmeti ishte  15 km në jugperëndim të Prizrenit,  15 km në verilindje të Kukësit,  në fshatin Vërmicë.

"Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët,  njëherësh ky termet dëshmon për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë", ka shkruar Mustafa.

Tërmet është regjistruar më pas edhe me epiqendër në Maqedoninë e Veriut.